S’mund të bëhet fjalë për kulturë politike kur kemi ndërhyrje në identitetin e popujve të tjerë
Pa dyshim se kjo temë është e gjerë, ku secili mund të gjejë veten duke kontribuar me mendimet e tij.
Për të patur kulturë politike dhe dialog të mirëfilltë, duhet patjetër të krijohet ambient, kushte madje edhe standarde në mënyrë që ajo të jetë sa më efektive.
Mungesa e këtyre kategorive eskalon me dilema dhe peripeci, me fjalor joadekuat, por edhe tepër tendencioz, do të thosha. Argumente kemi edhe në fjalimet dhe replikat politike qe i kemi ne si përvojë e ditëpërditshme këtu në Maqedoni.
Kjo problematikë sigurisht që ka gjenezën e vet prej pavarësimit të këtij shteti - nga mospjesëmarrja e shqiptarëve në referendumin për pavarësi, privatizimi në katër sy dhe monoetnik, e deri te nënçmimet e fundit mes partnerëve të koalicionit, ku për mua janë të pakuptimta vendimet që dalin nga qeveria dhe që kundërshtohen herë nga njëri partner i koalicionit dhe herë nga tjetri.
S’mund të bëhet fjalë për kulturë politike kur kemi ndërhyrje në identitetin e popujve të tjerë.
Fillimisht, dua të përmendi vjedhjen e monumentit edhe figurës më të çmuar - Nëna Terezë, ku akoma ajo figurë nuk ka komb, akoma ajo quhet “shkupjane”. Këtë terminologji ndoshta do të duhet të perpunojme sa më shumë që të quhemi ne krejt, për çka foli edhe kolegu Stevo, për një identitet nacional të cilin duhet ta krijojmë. Të përkujtojmë edhe heronjtë e tjerë, ku nuk dihet me të vertetë se kujt i takojnë, pasi që kemi reagime herë nga Greqia e herë nga Bullgaria. Domethënë, vidhet historia e te tjerëve.
S’mund të bëhet fjalë për kulturë politike kur kemi sekularizëm të dyshuar. Kemi një shtet i cili thotë se është demokratik, i cili thotë se i ka pastruar hesapet me sekularizmin, mirëpo në të gjitha projektet qeveritare merr pjesë vetëm komuniteti fetar ortodoks.
S’mund të bëhet fjalë për kulurë politike kur institucionet dhunojnë kulturën dhe ekonominë e të tjerëve. Ne e dimë se buxheti republikan i Maqedonisë 95% dedikohet në mënyrë të padrejtë për një etnikum.
S’mund të bëhet fjalë për kulturë politike, kur këto institucione sjellin vendime antiligjore me anë të ekskluzivitetit të shtetit. Bëhet fjalë për mësimin e gjuhës maqedonase në shkollat shqipe që nga klasa e parë, që është antikushtetuse dhe antiligjore, nga vetë fakti se ligji për arsim fillor e cek shumë bukur aty se gjuha maqedonase fillon prej klasës së katërt.
S’mund të bëhet fjalë për kulturë politike, kur këto institucione sjellin vendime antiligjore me anë të ekskluzivitetit të shtetit. Bëhet fjalë për mësimin e gjuhës maqedonase në shkollat shqipe që nga klasa e parë, që është antikushtetuse dhe antiligjore, nga vetë fakti se ligji për arsim fillor e cek shumë bukur aty se gjuha maqedonase fillon prej klasës së katërt.
E, këto janë edhe anët paradoksale të kësaj qeverie. Mungesa e kohezionit mes partnerëve të koalicionit shihet në atë se këta nuk kanë dashur t’i hyjnë rregullit përmes Badenterit, që ta ndryshojnë ligjin për arsim fillor, nga vetë fakti se pastaj do të duhet të ketë kompromise të tjera, ashtu siç kishim kompromis tash edhe për evidencën pedagogjike, e cila bojkotohet nga mediat shqiptare, për fat të keq. Popullata shqiptare nuk di gjë për këtë. A bëhet kjo me investim nga ana e institucionit, këtë nuk e di dhe nuk mund të spekuloj.
Do ta përmendi edhe një skandal. Presidenti Ivanov uron me telegram presidentin e Kosovës për 2-vjetorin e pavarësisë dhe në të njëjtin telegram një herë nuk shkruan emri pavarsi. Paramendoni ju çfar paradoksi! Krejt kohën flasin për shtet demokratik.
Kemi edhe rastin e ndërhyrjes në tempullin e diturisë, në Universitetin e Tetovës, ku dërgohen 500 policë dhe komplet ndërrohet rektorati i një universiteti. Asistentë të padiplomuar në sistemin master kalojnë në dekanat. Do të thotë bastarizohet komplet një tempull i diturisë i cili është i shenjtë, në të cilin nuk duhet ndërhyrë duke pasur parasysh faktin se ata posedojnë senat ku zgjedhin anëtarët e tyre.
Unë këtu nuk do të ndalem vetëm me kritika ndaj qeverisë. Desha pak a shumë t’i implikoj edhe kolegët e mi prej organizatave joqeveritare, gjegjësisht prej sektorit civil, se gjatë regjistrimit të organizatës sonë ne kemi parë se ekzistojnë mbi 5.500 organizata në Republikën e Maqedonisë. Kjo do të thotë një shifër marramendëse, kurse situata poshtë te populli është shumë pak e ndryshuar. Nga vetë fakti se OJQ-të shërbejnë për edukim joformal të qytetareve, sikur secila nga këto 5.500 organizata, nga 10 veta t’i edukojë ashtu si duhet, t’i dërgojë nëpër seminare, pavarësisht se çfarë temash do të shqyrtohen aty, do të kishim sadopak një natyrë tjetër të komunikimit brenda shoqërisë në Maqedoni.
Pasojat janë më se evidente. Unë këtu do të kisha referuar edhe një citat nga libri më i fundit i Frensis Fokujama, ku thotë se qeveritë e dobëta jo vetëm që nuk janë në gjendje të krijojnë institucione të forta, stabile dhe institucione të reja, por ato shpesh herë janë burim i problemit.
Fakt është që ne nuk kemi një kohezion. Ambasadori Fuere tha se qytetarët i shohin politikën dhe institucionet dhe liderët politikë si shembull, ekzemplar. Tash si pasqyrohet fakti te qytetarët që në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, përvjetorin e tetë, nuk merr pjesë partneri i koalicionit qeveritar, VMRO.
Këtu, te zgjidhjet, unë do të kisha apeluar deri tek institucionet që të ndalin në mënyrë imediate te gjitha diskriminimet që u bëjnë popujve pakicë, jo vetëm shqiptarëve, por edhe të tjerëve, ashtu siç shoqëria dhe shteti duhet të jetë multietnik, Marrëveshja e Ohrit duhet të implementohet sa më shpejt. Qytetarët maqedonas përveç që duhet të shijojnë liritë dhe të drejtat e tyre, ata duhet të shijojnë edhe beneficionet shtetërore. Përveç këtyre është i domosdoshëm edhe respektim i plotë i gjykatave vendore si dhe kuptim i qartë i mesazheve nga faktori ndërkombëtar, e assesi keqpërdorimi i tyre.
(Valon Bela është Kryetar i Lidhjës Shqiptare)
No comments:
Post a Comment