Për fat të keq, edhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, dy bashkësitë më të mëdha etnike (të paktën në kuptimin matematikor), mbeten në distriktet tyre, besojnë në simbolet e tyre kombëtare dhe besojnë në historinë e tyre etnike
Pyetja e parë sa i përket kulturës politike, që unë do ta kisha parashtruar është se nëse Maqedonia si shtet në tërësi për momentin ka kod dhe sistem specifik kombëtar dhe shtetëror të simboleve sipas të cilave sillet. Thënë thjesht – a kemi kulturë kombëtare dhe shtetërore. Çdoherë kur do t’i dëgjoni politikanët nga cilado ngjyrë se flasin për interes kombëtar dhe shtetëror, në të njëjtin moment duhet të dini se flasin për kulturë kombëtare dhe shtetërore. Disa nuk e gjejnë veten në kulturën shtetërore, të tjerët nuk duan të jenë pjesë vetëm e kulturës kombëtare. Përfundimisht, problemi me kombin politik që nuk e kemi është mirë i njohur. Vetëm shkurtimisht për atë se si formohet ky stil specifik kombëtar ose shtetëror. Para se gjithash nga përvoja historike e cila, për shkak se jetojmë në shtet të njejtë, do të duhet të jetë të paktën pak e përbashkët për të gjithë ne, posaçërisht në vitet formuese të shtetit, respektivisht në rastin tonë prej vitit 1991. Të gjithë e dimë se, kurdo që diskutoheshin projektet e mëdha për Republikën e Maqedonisë, dy bashkësitë më të mëdha etnike ishin në anë të kundërta. Në atë vit 1991 elita e atëhershme politike, sipas meje, tentoi ta vendosë kulturën politike në Maqedoni, në bazë të një kombinimi kryesisht konfuz të trashëgimisë komuniste plus besimet dhe vlerat e popullit dominant nga numri. Kjo gjendje, me vështirësi, zgjati dhjetë vite dhe në vitin 2001 politika e këtillë u kontestua, jo vetëm në pikëpamje të sigurimit, jo vetëm politikisht, por kulturologjikisht. Rezultat i kësaj ishte Marrëveshja Kornizë. Përveç të gjtiha ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese, duke i përfshirë anekset, preambulat dhe aktet tjera (që gjithsesi është gjë e shkëlqyeshme), ajo duhej të shënojë fillim të ri edhe në ndërtimin e një kulture të përbashkët politike në shtet. Për fat të keq, deri sot dy bashkësitë më të mëdha etnike nuk mund të dakordohen për projektet e mëdha shtetërore. Marrëveshja Kornizë duhej, edhe atëherë edhe sot, të lexohet si tentim, të paktën për projektet strategjike, të vendoset jo mbështetje etnike, por mbështetje multietnike. Këtë mund ta shohim edhe sipas çështjes së fundit: emri përkundër anëtarësimit në NATO dhe BE. Edhe për këtë çështje tejet të rëndësishme jemi edhe atë si të ndarë.
Për fat të keq, edhe sot e kësaj dite dy bashkësitë më të mëdha etnike (të paktën në kuptimin matematikor), mbeten në distriktet e tyre, besojnë në simbolet e tyre kombëtare dhe besojnë në historinë e tyre etnike. Për këtë arsye edhe kanë kulturë të ndryshme. Edhe politike dhe çfarëdo tjetër. Kur ekziston ky tip i kulturave të ndryshme në kuadër të një shteti, atëherë ekziston problem frikësues që të bëhet politikë konzistente shtetërore në cilëndo qoftë sferë. Atëherë ekzistojnë inpute të ndryshme nga konstituentët e elektoratit, me ç’rast, pohoj, madje edhe me orvajtjet e fundit, e lëre më nëse aspak nuk ekziston vullnet i plotë, nuk është e mundur të bëhet strategji konzistente shtetërore. Për këtë arsye politika e Maqedonisë gjatë disa viteve të fundit po ecën nëpër linjën e ashpër etnike. Posaçërisht atje ku numri këtë e mundëson, madje edhe në sferat kyçe, siç janë politika e jashtme dhe e brendshme.
Si të tejkalohet kjo përçarje, ky fragmentivitet i kulturave në Maqedoni. Nëse veçmë nuk mundemi ose, siç më duket mua, nuk kemi vullnet dominant politik t’i zhvendosim këto dallime, atëherë mundemi të paktën ndonjëherë, të paktën dikund, të paktën për periudhë të shkurtër, të përpiqemi të besojmë në diçka të tretë që mund të na bashkojë. Këtë projekt koheziv ne e kemi të njohur dhe quhet integrimi i Maqedonisë në integrimet euroatlantike. Mundemi që anash nga, kështu t’i quaj, vlerat strikte kombëtare, të besojmë për shembull në legalitetin, në moralin, në dialogun, në konsensusin... Këto janë vlera panevropiane. Të përpiqemi që shqiptarët, maqedonasit dhe gjithë të tjerët, nëse veçmë nuk mundemi ta kalojmë urën që na ndan, të paktën të besojmë në këto vlera. Përfundimisht, sot ndërtohet, megjithëse kryesisht turpshëm dhe ngadalë, një identite panevropian i cili aspak nuk i konteston identitetet kombëtare etnike. Ky është ai konstitucionalizmi evropian, këto janë vlerat që janë të shënuara në dokumetet të cilat na mbajnë së bashku.
Në bazë të dy shembujve mund të ilustrohet se si lëshuam mundësi të madhe si shtet të marrim pikë në interes të shtetit, e jo në interes të cilësdo bashkësi etnike. Ato janë projektet për bustin e Skenderbeut dhe “Shkupi 2014”, të cilat kanë logjikë identike, respektivisht logjikë etnike pas vetes. Busti i Skenderbeut filloi si iniciativë partiake, gjegjësisht arritja e saj maksimale është që etnikisht të mbështetet nga një bashkësi etnike. Edhe pse, për shkak të personalitetit që e përfaqëson, i kishte të gjitha parakushtet të bëhet projekt i respektuar shtetëror dhe të gjitha parakushtet të respektohet edhe nga bashkësitë e tjera etnike, ai u menaxhua në mënyrë të tilla që arritja e tij kryesore të jetë në kuadër të etnikumit. “Shkupi 2014”, është projekt i cili ende s’ka përfunduar, edhe pse edhe ai i kishte të gjitha parakushtet të bëhet projekt i madh shtetëror në të cilin besojmë të gjithë, për fat të keq filloi dhe shtyhet vetëm si iniciativë partiake. Në fund edhe ky projekt do të mbështetet vetëm nga një etnikum.
(Stevo Pendarovski është profesor në Kolexhin Amerikan)
No comments:
Post a Comment