Shtetet e vetme të cilat mund të jenë të suksesshme si anëtare të ardhshme të BE-së, janë ato shtete të cilat dinë si të ndërtojnë konsensus
Çështja për dialogun politik dhe kulturën politike është tejet e rëndësishme dhe interesante për çdo shtet, edhe pse, kuptohet, ne, si përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, jemi vetëm vëzhgues në Maqedoni. Mendoj se disa personave u vjen keq që jemi këtu, edhe pse ne këtu jemi vetëm si miq.
Nga përvoja e shteteve tona personale, ne e dimë se ndërtimi i demoracisë nuk është vetëm çështje statike, por përkundrazi, kjo është mjaft dinamike. Të gjithë jemi ballafaquar dhe ballafaqohemi me këto probleme me të cilat Maqedonia ballafaqohet sot, kështu që nuk do të mundnim të flisnim nga ndonjë pozicion superior. Ne jemi miq, duam të luftojmë së bashku me ju, mund të mësojmë nga ju dhe ndoshta ju mund të mësoni nga ne. Kjo vërejtje është e rëndësishme për mua që të them se si ambasador, unë nuk jam këtu si ndonjë qenie superiore njerëzore, por si njeri nga një vend i ndryshëm, i cili ju drejtohet juve si bashkëqytetarëve evropianë dhe si partnerëve të ardhshëm në BE dhe NATO.
Mund të bëhen dallimet në shoqëritë, edhe atë si bashkësi historike të themeluara, të cilat definojnë prej cilit drejtim vjen dhe nëpër cilin drejtim lëviz kultura ekzistuese politike e cila mbizotëron në shoqëri. Siç mund të bëhen dallime në bazë të asaj se nëse punoni si individ ose si familje, nëse punoni më shumë në kuptim kooperativ ose kompetitiv, nëse jeni shoqëri e mbështetur në kierarki ose egalitare, nga maja-teposhtë- prej poshtë drejt majës; nëse punoni më shumë në bazë të arsyes ose në bazë të traditës, duke futur më shumë emocione në lojë. Holandezët janë egalitarë. Për shembull, shoqërinë holandeze shpesh e quajnë femërore. Ka shoqëri të cilat quhen mashkullore, por kjo nuk është për shkak se të gjithë janë burra, por sepse disa vlera tradicionalisht lidhen me burrat, ndërsa kjo nënkupton sistem krejtësisht të ndryshëm të politikës, që shpesh e vërejmë më shumë si lojë zero-sum sesa si një lloj të qëndrimit ëin-ëin.
Ne, holandezët, jemi nën nivelin e detit, çdoherë është dashtur të luftojmë kundër ujit. Pa sistem kooperativ të mbështetur në konsensus, asnjëherë nuk do të mbijetonim. Ky parim e krijoi shtetin tonë dhe e ndërtoi sistemin tonë politik. Por, kjo nuk do të thotë se të gjithë ne duhet të mbetemi ashtu siç jemi. Për momentin po ballafaqohemi me sfida të reja, me një milionë e gjysmë të posaardhur në shoqërinë tonë. Shumica e tyre janë nga kulturat joperëndimore, me pikëpamje tërësisht të ndryshme të jetës, vijnë nga vende me kulturë tërësisht të ndryshme politike, kështu që imponohet nevoja të gjejmë përgjigje për këtë sfidë.
Ju ballafaqoheni me domosdoshmërinë të bëheni anëtare e plotfuqishme e BE-së dhe NATO-s, ndërsa kjo kërkon mënyra të reja të ballafaqimit dhe vullnet në politikë. Nuk mund të jeni shtet i suksesshëm i BE-së nëse loja politike synon vetëm drejt lojës zero-sum. Shtetet e vetme të cilat mund të jenë si anëtare të suksesshme të BE-së, janë ato shtete të cilat dinë se si të ndërtojnë konsensus, si dhe shtetet e tyre personale, ashtu edhe me partnerët e tyre në kolektivin e madh të BE-së, në këtë makineri të madhe, e cila çdo ditë gjen kompromise për shumë çështje të vështira. Mendoj se politika e Maqedonisë duhet ta shikojë veten në këtë mënyrë, ta vlerësojë sjelljen e saj, ndërsa ajo është përgjegjësi kolektive.
Ndonjëherë shikoj se politika këtu nuk është mjaft inkluzive, nuk është mjaft serioze, posaçërisht jo në kuptimin e dialogut me të vërtetë të sinqertë me integritet të lartë, nuk shikoj tentim reciprok që të gjendet bazë e përbashkët. Njëjtë është edhe me opozitën. Edhe partitë opozitare duhet të përpiqen të gjejnë konsensus për çështjet e rëndësishme me interes kombëtar me kolegët e tyre-politikanë nga partitë e pozitës. Pse jo? Kështu lëviz politika në secilin vend. Jemi dëshmitarë se ato vende që me sukses mund ta hapërojnë këtë rrugë janë më prosperueset, më të suksesshmet në botë. Mendoj se ka ende gjëra të cilat duhet të bëhen në ato nivele në politikën e Maqedonisë. Mendoj se kjo i përfshin të gjitha partitë politike nga Maqedonia të cilat planifikojnë të ndiqen njëra me tjetrën në mënyra të caktuara të sjelljes. Ky është proces dhe merr kohë, por mendoj se nevojitet përpjekje e sinqertë nga të gjithë ju, ndërsa duhet ta bëni këtë bashkarisht.
Shumë shoqëri udhëhiqen nga frika. Mendoj se frika është këshilltari më i keq në këtë rast. Këshilltari më i mirë është që të ketë guxim të shikohet në të ardhmen. Ardhmëria duhet të merret si pikë e synimit. Kurrsesi jo e kaluara, posaçërisht e kaluara në këtë pjesë të Evropës. Ndërsa pastaj duhet të përpiqeni të gjithë bashkarisht të ndërtoni shoqëri të suksesshme.
(Sjkëlqesia Simon Filipini është Ambasadore e Mbretërisë së Holandës)
No comments:
Post a Comment