Nëse çdo ditë bërtasim “ujku”, do të vihemi në rrezik se kur ujku me të vërtetë do të vijë askush nuk do të besojë në paralajmërimin
Është e sigurt se të gjithë faktorët në demokraci, kohë pas kohe duhet ta vlerësojnë gjendjen, gjegjësisht të vlerësojnë se nëse ajo do të ecë përpara përmes kulturës dhe dialogut politik në shoqëritë e tyre. Kjo nuk është specifike për Maqedoninë ose Norvegjinë, por në përgjithësi është e zbatueshme për të gjitha demokracitë. Si vëzhgues i jashtëm, gjithsesi se duhet të jem i kujdesshëm në dhënien e çfarëdo lloj këshille sa i përket gjendjes momentale në Maqedoni, por, sido që të jetë, megjithatë guxoj të ofroj një-dy vërejtje, ndoshta më shumë të natyrës së përgjithshme.
Trendi kryesor në Maqedoni sa i përket zhvillimit demokratik është se shteti lëviz në drejtimin e duhur, siç, në fakt është theksuar në raportin për përparim nga Komisioni Evropian nga tetori i vitit të kaluar. Përparimi mund të jetë më i shpejtë në disa sfera në krahasim me të tjerat, por përderisa drejtimi i përgjithshëm është i rregullt, këto janë lajme të mira. Disa demokraci janë megjithatë të njohura sipas nivelit të lartë të zhurmës politike, sipas karakterizimeve kreative të oponentëve dhe ndoshta sipas tendencës që të deklarojnë eDhe theksojnë mendime “me shkronja të mëdha” më shumë sesa që në mënyrë interaktive të flasin për çështjet aktuale. Nëse ka kontroversitet në debatet publike në Maqedoni, mendoj se është e dobishme të pyetet se nëse niveli i kontroversitetit është adekuat, shumë lart ose shumë poshtë. Me të vërtetë, disa pyetje janë kontestuese për nga natyre e tyre, por nëse është trend të theksohet kontroversiteti?
Ishte interesante kur para disa ditësh një mike maqedonase më paralajmëroi dhe tha: “Mbaje mend se ne maqedonasit jemi kontroversë, secili prej nesh”. Kjo më përkujtoi në një fjalë të urtë lidhur me Norvegjinë. Është kështu: gjëja më e rëndësishme për norvegjezin është të bëhet i BOTËRISHT i njohur– në Norvegji, kuptohet. Do të thotë se , të gjithë ne mbajmë barrë për bartje. Dua vetëm të them se ne i kemi veçantitë tona kombëtare, kulturore dhe politike me të cilat identifikohemi, por për të njejta bëjmë shaka kur e teprojmë. Por, megjithatë ekziston rrezik se do të jemi në tundim të teprojmë duke bërtitur “ujku!” çdo ditë, ndërsa pastaj, kur ujku me të vërtetë do të sulmojë, mund të ndodhë, askush të mos besojë në paralajmërimin.
Kjo sipas meje është ajo që shtetasit e Maqedonisë, norvegjezët dhe popujt e tjerë të cilët e gëzojnë demokracinë duhet ta kenë në mendje, pa u vënë në pikëpyetje në çfarëdo mënyre veçoritë tona kulturore dhe mënyrat tona tradicionale të komunikimit të njërit me tjetrin. E drejtë demokratike është që të mos teprohet, por kjo nuk është obligim demokratik.
(Shkëlqesia Kjetil Paulsen është Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë)
No comments:
Post a Comment