Njëri prej testeve të demokracisë është aftësia që të punohet bashkarisht për të mirën e përgjithshme edhe krahas mospajtimit
Është kënaqësia ime të ndaj mendime, nga perspektiva amerikane, për dialogun politik dhe qyetar dhe rëndësinë e tyre për përparimin demokratik dhe ekonomik. Shkurtimisht do të përshkruaj se çka Shtetet e Bashkuara bëjnë që ta ndihmojnë këtë proces në Republikën e Maqedonisë.
Fjalë tjetër për dialogun politik dhe qytetar është demokracia. Mendoj se ajo për çka flasim këtu është shkalla e efektivitetit të procesit të shqyrtimit, debatimit dhe vendosjes për gjëra me interes publik të niveleve lokale dhe kombëtare.
Për një numër të madh të sfidave me të cilat ballafaqohet Maqedonia, rezultati varet nga cilësia e dialogut politik dhe qytetar. Maqedonisë i nevojiten idetë dhe vendimet që mund të gjenerojnë si rezultat i dialogut dhe debatit të thellë. Kur mendoni për sfidat me të cilat Maqedonia ose cilido shtet tjetër ballafaqohet, do të kuptoni se të paktë janë ata të cilët në këtë apo atë mënyrë nuk janë goditur nga rezultatet e procesit demokratik. Madje edhe probleme të cilat burimisht vijnë nga jashtë Maedonisë, si kushtet globale ekonomike ose kontestet internacionale, kërkojnë vendime gjerësisht të bazuara për atë se si Maqedonia më së miri duhet të vazhdojë dhe të reagojë. Sondazhet këtu përherë tregojnë se kushtet ekonomike, të tipit të papunësisë së lartë janë më lart në listën e prioriteteve të qytetarëve. Nuk sugjeroj se Maqedonia mund të krijojë vende pune vetëm me debatimin për problemin, por shumë prej faktorëve të cilët ndikojnë në klimën afariste dhe investuese, siç janë cilësia e arsimit, ligjet, tatimet dhe rregullativa, si dhe shkalla deri te e cila Qeveria në mënyrë konsekuente i zbaton, pavarësia e gjyqësisë dhe disponueshmëria e sistemit juridik – janë lëndë adekuate për diskutim publik. Maqedonia u ballafaqua me vështirësi në zhvillimin e ekonomisë së fuqishme, konkurrente tregtare, e cila ndërkombëtarisht është mirë e integruar, me ç’rast përmirësimet në dialogun politik me krijimin e kushteve më të mira dhe nxitjet për investim dhe sipërmarrësi, do të çojnë drejt prosperitetit më të madh. Ndërsa kjo është ajo që populli i Maqedonisë e dëshiron.
Demokracia e shëndoshë nuk bazohet në njëzëshmëri. Njëri prej testeve të demokracisë është aftësia të punohet bashkarisht për të mirën e përgjithshme edhe krahas mospajtimit. Për këtë gjë bëhet fjalë në dialogun politik dhe civil. Kritika dhe theksimi i sferave në të cilat ligjet dhe procedurat mund të përmirësohen, është formë e partiotizmit, lojalitetit dhe përkushtueshmërisë. Kur të gjithë qytetarët kanë mundësi të bisedojnë për problemet dhe zgjidhjet, kjo ndihmon në gjetjen e rrugës më të mirë më tej. Që të jetë efektiv, dialogu politik duhet të shkojë më thellë nga takimet e partive politike dhe debatet midis parlamentarëve dhe ekspertëve politikë, edhe pse ato janë komponente të rëndësishme. Është e domosdoshme që të jetë aktive shoqëria qytetare. Kjo përfshin media të lira dhe të pavarura, që të mundësojnë informatë dhe të kultivojnë dalog të përgjegjshëm.
SHBA-të po përpiqen ta inkurajojnë dialogun politik dhe qytetar përmes përpjekjeve tona diplomatike dhe zhvillimore. Në interaksionin tonë me zyrtarë, liderë politikë, bashkësinë afariste, organizatat qytetare dhe qytetarët ne i promovojmë vlerat dhe përfitimet nga proceset demokratike. Kështu, ndihma jonë dhe programet e këmbimit kanë për qëllim ta inkurajojnë këtë në mënyra të ndryshme, nga krijimi i kushteve dhe mjediseve në të cilat njerëzit munden t’i shfaqin idetë e tyre haptazi, deri te mbështetja me të cilën mundësohet funksionimi i institucioneve fundamentale të demokracisë. Do të jap disa shembuj.
Që të promovohet dialogu qytetar, programet tona kanë për qëllim të afrojnë njerëz të cilët përndryshe nuk do të kishin mundësi të komunikojnë dhe këmbejnë ide – të ndërtojnë mirëkuptim dhe besim, të cilat më vonë do t’u lejojnë të ndërhyjnë në debat politik ose qytetar. Këtë e bëjmë në kampe sportive ndëretnike për të rinj – ku zhvillohen miqësia dhe mirëkuptimi mbi linjat etnike. Programi ynë studimor Ben Frenklin i afron nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë të cilët më së shumti premtojnë që të marrin pjesë në këmbimin në Shtetet e Bashkuara së bashku me liderë të tjerë të rinj nga e gjithë bota. Në grumbullimin e sërishëm të paradokohshëm të studentëve të Ben Frenklinit, përshëndetjet entuziaste dhe tronditja e sinqertë nga takimi i sërishëm u shndërruan në debat mjaft të ashpër, por edhe mirësjellës për arsimin religjioz në shkollat publike, që të përfundojë me konsensus të ri, sepse studentët e rinj kosniderojnë se është mënyra më e mirë që të ecet përpara – duke i inkorporuar idetë dhe brengat e secilit prej tyre. Kjo është inkurajuese dhe tregon se njerëzit në Maqedoni mund të ndërtojnë lidhje dhe të merren me sfidat komplekse – shkollat, qeveritë, organizatat qytetare – të bëjnë më shumë në këtë sferë.
Ne organizojmë udhëtimet studimore për të rinjtë dhe për profesionistët me përvojë në tema të ndryshme, si dialogu ndërreligjioz, ndërtimi i debatit konstruktiv politik dhe përforcimi i administratës lokale. Punojmë në përforcimin e kapacitetit të organizatave aktive, të pavarura dhe përgjegjëse të shoqërisë qytetare që t’i përfaqësojnë interesat qytetare dhe t’i monitorojnë vendimet dhe aktivitetet qeveritare. Informatat dhe kritika konstruktive nga këto organizata mund të jenë shumë të vlefshme për institucionet qeveritare të cilat ekzistojnë dhe të cilat janë themeluar për t’u shërbyer qytetarëve të Maqedonisë.
Edhe dy shembuj. Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, ne ndihmuam të krijohen mundësi për diskutime dhe debate të hapura midis kandidatëve. Ambasadori Riker disa herë radhasi vizitoi disa komuna para zgjedhjeve, duke theksuar se kandidatët të cilët nuk janë zgjedhur, ende kanë rol të madh në bashkësitë e tyre. Gjithashtu, kemi një numër të madh të programeve që t’i ndihmojmë Parlamentit të Maqedonisë të zhvillojë praktika siç janë debatet publike, revizionet legjislative, hulumtimet, operacionet e komiteteve dhe – baza e asaj që ato janë të deidkuara të bëjnë – ta rrisin aftësinë e tyre për përfaqësim të interesave qytetare në procesin legjislativ.
Besoj se kjo listë e pjesërishme e shfaq përmasën e mbështetjes amerikane për dialogun politik dhe qytetar në Maqedoni, shpesh në partneritet ose paralelisht me përfaqësuesit tjerë të bashkësisë ndërkombëtare.
Sido qoftë, është më se evidente domosdoshmëria e njohjes së nevojës se dialogu politik është diçka që qytetarët e Maqedonisë duhet ta bëjnë vetë. Miqtë dhe mbështetësit mund të sigurojnë ekspertizë dhe këshilla, por nuk mundemi ta bëjmë këtë për ju. Përfundimisht, i mbetet popullit këtu të vlerësojë se sa mirë funksionon dialogu poliik, t’i adresojë dhe zgjidhë sfidat dhe vështirësitë me të cilat Maqedonia po ballafaqohet dhe të ndërmarrë përgjegjësi për vendin e vet. Si edhe në çdo demokraci, u mbetet qytetarëve të Maqedonisë të flasin dhe të angazhohen mes vete kur do të hasin në sfera të cilat duhet të përmisohen. Maqedonia do të përparojë ose do të luftojë, varësisht nga ajo se sa në mënyrë efikase qytetarët dhe liderët e tyre punojnë bashkarisht në problemet e përbashkëta. Dialogu efikas është i domosdoshëm në gjetjen e zgjidhjeve të mençura dhe veprimin pozitiv.
(Tomas Navratill është ish-zëvendës-shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve)
No comments:
Post a Comment