Lëshojmë shanse tashmë 20 vite të ndërtojmë tradita të kulturës dhe dialogut politik. Në vend të avancimit të gjendjes me fyerjet, shpifjet, etiketimet dhe dhunës në politikë, tek ne gjendja çdo vit po ashpërsohet
Gjendja e tanishme
Niveli i kulturës dhe dialogut politik paraqet fotografi për sistemin politik dhe zhvillimin e tij. Lëshojmë shanse tashmë 20 vite të ndërtojmë tradita të dialogut dhe kulturës politike. Në vend të avancimit të gjendjes me fyerjet, shpifjet, etiketimet dhe dhunës në politikë, tek ne gjendja çdo vit po ashpërsohet. Ekzistojnë shumë pak emisione (Studio 2 është shembull i shkëlqyeshëm) në hapësirën mediale për zhvillim të dialogut politik. Kultura e dueleve politike parazgjedhore u zëvendësua me propagandë të pastër. Në vend drejtpërdrejt dialogu zhvillohet me kumtesa instante dhe konferenca shtypi. Institucionet nuk e kultivojnë dialogun dhe kujtohemi se vitin 2008 kjo situatë kulminoi me qerim hesapesh fizike në Kuvendin e RM-së dhe me zgjedhje të përgjakshme.
Efekti ndaj të rinjve dhe votuesve është shumë i madh dhe negativ. Si do të mësohen të jetojnë në kushte demokratike nëse realiteti i tyre dhe procesi arsimor i tyre nuk ofron asgjë prej çka do të mund të marrin shembull pozitiv nga komunikimi politik.
Pasojat nga gjendja e tanishme
Improvizimi i dialogut politik, etiketimi dhe fyerjet si normë e komunikimit politik, përdorimi i rregullt i dhunës si mjet për komunikim politik dhe shoqëror, armiqësia si gjendja midis grupeve të ndryshme shoqërore të personave me mendime jo të njejta për të njejtat çështje, ndarje dhe segregacion i qytetarëve mbi baza të ndryshme, krijimi i tabu temave të reja dhe mosshpjegimi i të vjetrave.
Vendimet
Vendosja e arsimit serioz qytetar që do t’i mësojë, mes tjerash, konceptet themelore të lirisë (individuale dhe kolektive), tolerancës ndaj qëndrimeve të ndryshme, demokracisë, mendimit kritik, jodhunës si koncept jetësor dhe shkatërrim të tabu temave - nuk duhet të ekzistojë tabu temë (morali qytetar i të rinjve duhet të ndërtohet prej viteve më të hershme dhe ai nuk guxon të varet nga ajo se nëse do të ekzistojë ose jo arsim religjioz - mësimi fetar ose çfarëdo tjetër).
Ndërrimi rrënjësor i praktikës politike. Arsimi mbetet vetëm vetvetiu i pakuptimtë nëse është ktrejtësisht e natyrshme që të etikohet, të injorohet kundërshtari politik dhe të komunikohet vetëm përmes “Qendrave për të vërtetë” të partive dhe nëse esenca e dialogut politik është ad hominem (Nëse në çdo fjali të diskutimit politik e dëgjoni emrat e kryeministrit dhe të liderit të opozitës, e jo politikat e tyre, atëherë kjo nuk ka të bëjë fare me dialogun politik).
Roli i mediave është kyç në procesin e ngritjes së dialogut si burim i lartë i ideve dhe përplasjes politike, e jo konferenca shtypi, kumtesa partiake dhe pyetjet paraprakisht të njohura të disa intervistave. Është e palejueshme të kalojnë dy cikle zgjedhore parlamentare pa ballafaqim të figurave KRYESORE politike para opinionit. Kjo është e padëgjueshme në shtetet demokratike. Mediat janë ato të cilat me caktim të rregullt të dueleve dhe debateve do t’i “detyrojnë” partitë politike, posaçërisht ato nga pushteti, ta kryejnë detyrën e tyre, të ballafaqohen me kundërshtarët e tyre politikë para opinionit, sepse me injorimin dhe mënjanimin e tyre mënjanohet dialogu me një pjesë serioze të qytetarëve të cilët ata i përfaqësojnë. Rregullisht të bëhen debate madje edhe nëse ndonjë karrige do të mbetet e zbrazët. Mediat janë kyçe në kultivimin e praktikës dhe vetëdijes së dialogut dhe dhënies llogari para opinionit përmes mediave.
Aktivizmi qytetar (individual ose kolektiv) është element i patejkalueshëm në procesin e ringjalljes së dialogut politik dhe shoqëror. Qytetarët të cilët nuk kanë mundur ose dashur të inkuadrohen në partitë politike në mënyrë shumë legjitime dhe legale munden që interesat e tyre t’i realizojnë përmes sektorit privat. Partitë janë të obligueshme t’i pranojnë organizatat qytetare ashtu siç janë (e jo ashtu siç ata dëshirojnë të jenë) si partnerë relevantë në dialogun politik pa i etiketuar me retorikë totalitare specifike si shembulli i Lukashenkos ose Millosheviqit, por të përpiqen të bisedojnë me argumentet dhe qëndrimet e tyre. Nga ana tjetër, qytetarët ta kuptojnë aktivizmin qytetar si mënyrë normale dhe e rregullt për artikulim të qëndrimeve të tyre pa frikë ose obligim që askujt t’i shpjegojnë se ku dhe pse janë anëtarësuar dhe pa frikë të hyjnë në dialog me të gjitha nivelet e pushtetit publik.
Institucionet e përforcuara dhe shteti juridik – dialogu duhet të jetë i pranishëm më së shumti në institucionet ku në mënyrë natyrale lind dhe kultivohet – Kuvendi i RM-së, Procesi i përgatitjes së ligjeve dhe legjislativës nga Qeveria, Këshilli i komunave, Parlamenti studentor, partitë politike, organizatat qytetare dhe të ngjashme. Institucionet duhet të kultivohen, dialogu duhet të bëhet praktikë, ndërsa kompromis nuk guxon të ketë rreth çështjes se nëse do të zbatohet ligji dhe ndaj kujt.
(Bojan Mariçiq është koordinator projekti në FISHHM)
No comments:
Post a Comment